Brenda 24 ore, 36 aksidente dhe mbi 900 tiketa trafiku

07.03.2021

Si çdo ditë tjetër edhe dita e shtune ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës të cilët janë në shërbimin e qytetarëve, ku kjo po dëshmohet nga statistikat për 24 orëshin e fundit. Gjatë ditës së shtunë, në vendin tonë kanë ndodhur 36 aksidente trafiku, prej të cilave 12 kanë përfunduar me persona […]

Brenda 24 ore, 36 aksidente dhe mbi 900 tiketa trafiku Foto: Policia e Kosovës

Si çdo ditë tjetër edhe dita e shtune ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës të cilët janë në shërbimin e qytetarëve, ku kjo po dëshmohet nga statistikat për 24 orëshin e fundit.

Gjatë ditës së shtunë, në vendin tonë kanë ndodhur 36 aksidente trafiku, prej të cilave 12 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 24 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu brenda këtyre 24 orëve të fundit, policia ka shqiptuar edhe 907 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve, të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Gjatë ditës së shtunë Policia e Kosovës ka arrestuar 20 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, prej tyre 15 janë dërguar në mbajtje dhe një person është në vuajtje të dënimit.