Arrestohet një person i kërkuar në Korishë, dërgohet në vuajtje të dënimit
- 01.04.2023

Nuk janë të rralla rastet kur personi kryen një vepër penale dhe tenton të arratiset që mos të del para drejtësisë apo mos të vuaj dënimin e caktuar.
Së fundmi një person të tillë e ka arrestuar Policia e Kosovës në Korishë të Prizrenit, raporton SuharekaOnline.
Arrestimi i personit të kërkuar, mashkull kosovar raportohet se është kryer dje rreth orës 09:45, arrestim ky në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata.
I kërkuari mashkull kosovar pas arrestimit është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Fsh. Korish, Prizren 31.03.2023 – 09:45. Në bazë të urdhëresës së gjykatës është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit i kërkuari mashkull kosovar.” thuhet në njoftimin e policisë.