Arrestohet 39 vjeçari A.Q në Prizren, u kap me mbi 19 kilogram marihuanë
Policia e Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë ka arrestuar një 39 vjeçar të dyshuar për posedim të lëndëve narkotike. Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetim e Trafikim me Narkotik-Sektori Qendror, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin A.Q, 39 vjeçar, kanë arritur që të lokalizojnë shtëpinë e tij dhe gjatë ditës së mërkurë […]
Policia e Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë ka arrestuar një 39 vjeçar të dyshuar për posedim të lëndëve narkotike.
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetim e Trafikim me Narkotik-Sektori Qendror, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin A.Q, 39 vjeçar, kanë arritur që të lokalizojnë shtëpinë e tij dhe gjatë ditës së mërkurë është kontrolluar shtëpia e tij.
Policia njofton se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit në Prizren, policia ka gjetur dhe konfiskuar 19 kg e 546 gr substancë narkotike e llojit marihuanë.
Pas intervistimit, me aktvendim nga prokurori, i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.
“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetim e Trafikimit me Narkotik-Sektori Qendror, kanë trajtuar një informacion për posedim të lëndëve narkotike nga një i dyshuar. Kështu, pas hetimeve paraprake, kanë arritur ta identifikojnë të dyshuarin; A.Q., (viti i lindjes 1983, mashkull kosovar), kanë arritur ta lokalizojnë shtëpinë e tij dhe sot, më 21.12.2022, pas plotësimit të procedurave për kontroll nga organet e drejtësisë, në ora 12:27 është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit.
Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit në Prizren, policia ka arritur të gjejë dhe të konfiskojë 19 kg 546 gr substancë, dyshohet të jetë e llojit marihuanë.
I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe në koordinim me prokurorin kujdestar ndaj tij është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.
Pas intervistimit, me aktvendim nga prokurori, i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.” thuhet në njoftimin e policisë.