Aksion në veri, bastisje në 9 lokacione

19.10.2025

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka konfirmuar se po zhvillon një operacion të gjerë policor në komunat e Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Aksion në veri, bastisje në 9 lokacione Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit për media, hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda janë duke zbatuar një urdhër të Gjykatës, i cili është lëshuar me kërkesë të Prokurorisë Speciale, për bastisjen e nëntë lokacioneve të ndryshme.

Ky aksion po zhvillohet nën dyshimin për kryerjen e veprave të rënda penale, si rrezikimi i personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to, vrasje e rëndë dhe sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Operacioni po mbështetet edhe nga njësi të tjera relevante të Policisë së Kosovës, ndërsa autoritetet kanë theksuar se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se publiku do të njoftohet me detaje të tjera pas përfundimit të operacionit.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More