Aksidentohen dy vetura në Gelancë, një person dërgohet për tretman mjekësor në QKUK
Një aksident trafiku me lëndime dhe mëme materiale ka ndodhur në fshatin Gelancë të Suharekës. Dy automjete me targa vendore dhe drejtues meshkuj janë aksidentuar mes vete dje rreth orës 18:20 në fshatin Gelancë të Suharekës, raporton SuharekaOnline. Sipas informacioneve bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar njëri person, i […]
Një aksident trafiku me lëndime dhe mëme materiale ka ndodhur në fshatin Gelancë të Suharekës.
Dy automjete me targa vendore dhe drejtues meshkuj janë aksidentuar mes vete dje rreth orës 18:20 në fshatin Gelancë të Suharekës, raporton SuharekaOnline.
Sipas informacioneve bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar njëri person, i cili ishte duke drejtuar veturën.
Policia e Kosovës bën të ditur se personi i lënduar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Ndërsa, arsyet e aksidentit nuk dihen ende.