Aksidenti në rrugën Suharekë – Carralevë, policia jep detaje

19.11.2021

Si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë marrë lëndime trupore. Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj. Ndërkaq, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është raportuar një aksident trafiku në mes dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Rasti […]

Aksidenti në rrugën Suharekë – Carralevë, policia jep detaje Foto: Ilustrim

Si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë marrë lëndime trupore.

Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Ndërkaq, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është raportuar një aksident trafiku në mes dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 14:30 në rrugën Suharekë – Carralevë.

Po ashtu, PK ka bërë të ditur se përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Është raportuar për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar  dy persona të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.