E rëndë – Vetura ku u vra Liridona mbeti në mes të rrugës, prokurorja: Askush nuk i ofroi ndihmë

22.12.2025

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po vazhdon seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

E rëndë – Vetura ku u vra Liridona mbeti në mes të rrugës, prokurorja: Askush nuk i ofroi ndihmë Foto: Ilustrim

Sipas prokurores, në video-incizimet e paraqitura në gjykatë nga momenti i vrasjes, askush nuk është afruar për t’i ofruar ndihmë viktimës deri në momentin kur ka arritur Policia e Kosovës, raporton Klankosova.tv.

Gjithashtu, sipas deklarimeve të prokurores, në vendin e ngjarjes pas vrasjes së Liridonës ka kaluar një autobus urban, i cili nuk është ndalur, edhe pse vetura e përfshirë në ngjarje ishte e ndalur në mes të rrugës.

Ky detaj i incizimeve të sigurisë nxjerr në pah indiferencën e qytetarëve në momentet kritike dhe përforcon rëndësinë e hetimeve për identifikimin e të gjithë faktorëve të përfshirë në ngjarje.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More