Policia parandalon kontrabandimin e rreth 1,000 artikujve në Han të Elezit

29.09.2026

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandimit me mallra në Han të Elezit, ku janë sekuestruar përkohësisht një automjet furgon dhe mallra të ndryshme pa dokumentacion përkatës.

Policia parandalon kontrabandimin e rreth 1,000 artikujve në Han të Elezit Foto: Ilustrim

Sipas Policisë, rasti është evidentuar më 28 shtator, pas pranimit të informacionit se një furgon me targa vendore, i parkuar në Han të Elezit, dyshohej se ishte i ngarkuar me mallra pa dokumentacion. Gjatë veprimeve në terren, zyrtarët policorë kanë identifikuar edhe një depo ku ndodheshin mallra të ndryshme.

Pas konsultimit me prokurorin kujdestar dhe ekzaminimit të mallrave nga zyrtarët e Doganës së Kosovës, më 29 shtator rasti është iniciuar si kundërvajtje doganore.

Gjatë numërimit janë evidentuar rreth 1,000 artikuj të ndryshëm, përfshirë pajisje elektronike dhe teknike, pajisje kompjuterike, tekstil, materiale të ndryshme, duhan të papërpunuar dhe artikuj të tjerë.

Automjeti dhe mallrat e sekuestruara i janë dorëzuar njësisë kompetente të Doganës së Kosovës për procedura të mëtejshme.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More