Policia bastis dy lokacione në veri, sekuestron armë, municion dhe uniforma ushtarake

27.09.2026

Policia e Kosovës ka realizuar kontrolle dhe bastisje në dy lokacione në veri të vendit, konkretisht në fshatin Dren të Leposaviqit dhe në fshatin Shipovë të Zubin Potokut, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë, municion, uniforma ushtarake dhe pajisje të tjera.

Policia bastis dy lokacione në veri, sekuestron armë, municion dhe uniforma ushtarake Foto: Ilustrim

Sipas Policisë, aksioni është ndërmarrë pas pranimit të informacioneve për praninë e armëve dhe mjeteve të tjera ilegale në këto lokacione.

Në fshatin Dren, gjatë kontrollit të një objekti të përdorur si stallë, janë sekuestruar një armë M-56, dy pistoleta CZ-99 dhe CZ Mod-70, si dhe gjithsej 139 fishekë të kalibrave 7.62, 9 dhe 7.65 mm.Në lidhje me këtë rast është arrestuar personi me inicialet S.V., i lindur në vitin 1971.

Ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me urdhër të prokurorit i është caktuar ndalimi prej 48 orësh.

Ndërkaq, në një shtëpi të pabanuar në fshatin Shipovë të Zubin Potokut, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike AK-47 me gjashtë karikatorë dhe 157 fishekë, një pushkë gjuetie M-48 me 186 fishekë, një bajonetë, uniforma ushtarake me emblemë serbe, dy çanta ushtarake dhe pajisje për ushqim.

Për këtë rast, deri më tani nuk ka persona të arrestuar.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, për të dyja rastet është iniciuar hetim për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Policia ka apeluar te qytetarët që çdo rast të dyshimtë ta raportojnë në numrin 192.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More