125 mijë euro për fermerët e Suharekës, 50 familje përfitojnë mëshqerra të racës Hollshtajn

28.09.2026

Komuna e Suharekës, në bashkëpunim me Organizatën “Mëshqerra”, ka nënshkruar marrëveshje për mbështetjen e 50 familjeve fermere me nga një mëshqerrë barrëse të racës Hollshtajn.

125 mijë euro për fermerët e Suharekës, 50 familje përfitojnë mëshqerra të racës Hollshtajn Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, vlera e këtij projekti është 125 mijë euro, ndërsa përfitues do të jenë gjithsej 50 familje fermere të Komunës së Suharekës.

Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armen Krasniqi, ka falënderuar Organizatën “Mëshqerra”, veçanërisht drejtoreshën Florentina Kida, për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj fermerëve të kësaj komune.

Ky projekt synon të kontribuojë në fuqizimin e sektorit të blegtorisë dhe në përmirësimin e kapaciteteve prodhuese të familjeve fermere në Suharekë.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More