Pajisje anti-tank nga Gjermania, Kosova forcon kapacitetet ushtarake

22.12.2025

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka përfunduar procedurat për blerjen e pajisjeve anti-tank nga Gjermania për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

Pajisje anti-tank nga Gjermania, Kosova forcon kapacitetet ushtarake Foto: Ilustrim

Lajmi është konfirmuar për The GeoPost nga Ministria e Mbrojtjes, e cila ka bërë të ditur se armët e tipit PANZERFAUST 3 pritet t’i dorëzohen së shpejti FSK-së. Këto pajisje moderne do të rrisin ndjeshëm aftësitë e FSK-së për t’u përballur me mjete të blinduara dhe kërcënime të tjera të nivelit të lartë.

Paralelisht me këtë marrëveshje, Kosova ka nënshkruar edhe një kontratë me prodhuesin amerikan të industrisë ushtarake AM General për blerjen e sistemeve moderne të artilerisë së lëvizshme HUMVEE Hawkeye 105 mm.

Sipas marrëveshjes trivjeçare, përveç sistemeve të artilerisë Hawkeye, FSK-ja do të furnizohet edhe me ambulanca, kamionë për komandim dhe kontroll, si dhe mjete të tjera mbështetëse. Këto pajisje janë të domosdoshme për funksionimin e një baterie të plotë artilerie dhe për zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve të qitjes indirekte.

Lidhur me këtë bashkëpunim, zëvendëspresidenti ekzekutiv për Zhvillim Biznesi në AM General, John Chadbourne, ka deklaruar se shitja e sistemit HUMVEE Hawkeye për Kosovën dëshmon përkushtimin e kompanisë për të ofruar zgjidhje të avancuara që i përgjigjen nevojave moderne ushtarake.

Ky zhvillim vlerësohet si një tjetër hap strategjik në modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe në rritjen e kapaciteteve të saj mbrojtëse, në përputhje me standardet e partnerëve ndërkombëtarë.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More