Rahovec: Arrestohet i dyshuari për marrje ryshfeti nga pronarët e bizneseve

24.09.2026

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “marrja e ryshfetit” në zonën e Rahovecit.

Rahovec: Arrestohet i dyshuari për marrje ryshfeti nga pronarët e bizneseve Foto: Ilustrim

Sipas Policisë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) në Gjakovë kishte pranuar informacione se i dyshuari, në periudha dhe lokacione të ndryshme në Rahovec, dyshohet se kishte kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë të bizneseve, në këmbim të moskryerjes së kontrolleve apo mosndëshkimit sipas ligjeve në fuqi.

Gjatë hetimeve, të zhvilluara në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, policia ka siguruar dëshmi se i dyshuari dyshohet se në disa raste kishte pranuar shuma prej 300 deri në 500 euro nga persona të ndryshëm.

Më 24 shtator 2026, me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë dhe në koordinim me prokurorin përgjegjës, është kontrolluar ambienti i punës së të dyshuarit, si dhe automjetet që ai kishte në shfrytëzim, me qëllim të sigurimit të provave relevante.

Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një telefon celular.

Policia ka bërë të ditur se të gjitha veprimet hetimore janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin përgjegjës të rastit.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More