Aksidenti në magjistralen Suharekë-Prizren, tre policë të lënduar

31.07.2023

Tre policë kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Suharekë – Prizren. Policia njofton se tre policët kanë qenë në veturë civile derisa ishin duke shkuar për në punë. “Sot me datë 31.07.2023 rreth orës 06:46 policia ka marr informatën se ka ndodhur një aksident trafiku […]

Aksidenti në magjistralen Suharekë-Prizren, tre policë të lënduar Foto: Ilustrim

Tre policë kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Suharekë – Prizren.

Policia njofton se tre policët kanë qenë në veturë civile derisa ishin duke shkuar për në punë.

“Sot me datë 31.07.2023 rreth orës 06:46 policia ka marr informatën se ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Suharekë-Prizren, konkretisht në fshatin Grejkovcë. Në aksident janë të përfshirë dy vetura civile. Në njërën veturë civile kanë qenë tre zyrtar policor të Stacionit Policor Prizren Veri, të cilët me uniform por me automjet privat ishin rrugës për në punë, për të marr detyrën”, bëhet e ditur në njoftim.

Siç thuhet në njoftim, si pasojë e aksidentit tre zyrtarët policor kanë pësuar lëndime trupore, njëri nga ata lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë, ndërsa nga pala tjetër nuk kishte të lënduar.

“Policia ka bërë shikimin e vendit të ngjarjes ndërsa të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit, ku njëri prej të lënduarve që ka lëndime të rënda do të qëndroj në Spital për trajtim të mëtutjeshëm”.