Aksident trafiku në Qafë të Duhlës, lëndohen tre persona
- 25.06.2022
- 0 komente
Në mëngjesin e sotëm një aksident trafiku ka ndodhur në Qafën e Duhlës, përkatësisht aksi rrugor Shtime-Duhël.

Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete me targa vendore, ku kanë mbetur të lënduar tre persona, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Po ashtu, derisa e kanë konfirmuar rastin, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 në aksin rrugor Shtime-Duhël. Në aksident janë përfshirë dy automjete me targa vendore, ku janë lënduar tre persona të cilët janë transferuar për trajtim mjeksor në QKUK”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Gashi gjithashtu ka bërë të ditur se me rastin në fjalë janë duke u marrë njësia e trafikut.
Ndryshe, vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 47 aksidente, ku 17 prej tyre kanë përfunduar me të lënduar dhe 30 të tjera me dëme materiale.
Leave a Reply