Aksident trafiku në fshatin Papaz, lëndohen 5 persona

22.03.2021

Reshjet e vazhdueshme të borës e kanë vërshtirësuar qarkullimin në komunikacion, e që si pasojë janë shkaktuar edhe disa aksidente trafiku. Një aksident trafiku ka ndodhur edhe në fshatin Papaz të Suharekës gjatë ditës së dielë. Në bazë të informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 14:25, ku […]

Aksident trafiku në fshatin Papaz, lëndohen 5 persona Foto: Ilustrim

Reshjet e vazhdueshme të borës e kanë vërshtirësuar qarkullimin në komunikacion, e që si pasojë janë shkaktuar edhe disa aksidente trafiku.

Një aksident trafiku ka ndodhur edhe në fshatin Papaz të Suharekës gjatë ditës së dielë.

Në bazë të informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 14:25, ku janë përfshirë dy vetura.

Si pasojë e aksidentit, përveç dëmëve materiale janë lënduar edhe 5 persona.

Gjithashtu është bërë e ditur se të njëjtit pas marrjes së tretmanit mjeksor janë liruar për në shtëpi.