Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
21:25 Rastin e ka konfirmuar për SuharekaOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka bërë të ditur se në ora 18:24, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Vërmicë (dalja jug). Në aksident janë përfshirë dy automjete, një veturë dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit drejtuesi […]
21:25Rastin e ka konfirmuar për SuharekaOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka bërë të ditur se në ora 18:24, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Vërmicë (dalja jug).Në aksident janë përfshirë dy automjete, një veturë dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i veturës ka pësuar lëndime. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore kanë bërë shikimin e vend-ngjarjes.
Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes në aksident janë përfshirë një automjet i tipit volkswagen dhe një kamion i peshës së rëndë.
Burime nga afër bëjnë të ditur se lëndime të rënda ka marrë drejtuesi i automjetit i cili ka goditur nga mbrapa kaminonin.
Në vendin e ngjarjes tashmë ndodhen njësitë relevante të Policisë së Kosovës të cilat po merren me rastin.