72 aksidente dhe afër 2 mijë tiketa trafiku për 24 orë

18.05.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së mërkurë raporton SuharekaOnline. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet […]

72 aksidente dhe afër 2 mijë tiketa trafiku për 24 orë Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së mërkurë raporton SuharekaOnline.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet e ditur se gjatë ditës së mërkurë janë regjistruar 72 aksidente trafiku.

Ndërsa, 24 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 48 të tjera me dëme materiale.

Poashtu, gjatë ditës së mërkurë Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.877 tiketa trafiku për të gjithë pjesmarrësit në trafik.