71 aksidente për 24 orë në rrugët e Kosovës, policia dënon mbi 1,600 shoferë

21.05.2022

Vetëm gjatë ditës së djeshme, në tërë vendin tonë kanë ndodhur 71 aksidente. Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 29 aksidente të shkaktuara dje kanë qenë me të lënduar dhe 42 të tjera me dëme materiale. Policia e Kosovës brenda 24 ore ka shqiptuar edhe gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar […]

Foto: Ilustrim

Vetëm gjatë ditës së djeshme, në tërë vendin tonë kanë ndodhur 71 aksidente.

Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 29 aksidente të shkaktuara dje kanë qenë me të lënduar dhe 42 të tjera me dëme materiale.

Policia e Kosovës brenda 24 ore ka shqiptuar edhe gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Gjatë kësaj kohe ajo ka shqiptuar 1 mijë e 615 gjoba.

Ndërkaq, brenda kësaj periudhe kohore, policia ka arrestuar 29 persona, ku 22 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 2 të tjerë në vuajtje të dënimit.