60 aksidente dhe mbi 2 mijë e 100 tiketa trafiku gjatë ditës së martë
- 08.03.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.
Edhe gjatë ditës së martë janë raportuar numër i madh i aksidenteve të trafikut, raporton SuharekaOnline.
Në bazë të statistikave të policisë për 24 orët e fundit figuron se të martën janë raportuar gjithsej 60 aksidente trafiku, prej të cilave 18 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 42 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.
Poashtu, gjatë 24 orëve të kaluara policia ka shqiptuar edhe 2.160 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në trafik, numër ky rekord, krahasuar me ditët paraprake.