131 aksidente dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku gjatë ditës së premte

05.08.2023

Mosrespektimi i rregullave në trafik, ngarkesa e komunikacionit, pakujdesia, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, janë vetëm disa nga faktorët që ndodhin aksidentet në trafik. Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së premte në tërë vendin janë regjistruar 131 aksidente në trafik, raporton SuharekaOnline. Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se […]

131 aksidente dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku gjatë ditës së premte Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në trafik, ngarkesa e komunikacionit, pakujdesia, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, janë vetëm disa nga faktorët që ndodhin aksidentet në trafik.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së premte në tërë vendin janë regjistruar 131 aksidente në trafik, raporton SuharekaOnline.

Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se nga 131 aksidentet e regjistruara në 24 orëshin e fundit, 42 janë regjistruar me persona të lënduar, ndërsa 89 të tjera vetëm me dëme materiale.

Gjatë ditës së premte asnjë aksident trafiku nuk ka përfunduar me fatalitet.

Poashtu, gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 2.097 tiketa trafiku për kundërvajtje.

Aksidente trafiku me fatalitet0
Aksidente trafiku me persona të lënduar42
Aksidente trafiku me dëme materiale 89
Tiketa trafiku të shqiptuara2.097
Të dhëna nga Policia e Kosovës