Zyrtare: Hajrullah Çeku kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës

para 20 dite

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e Hajrullah Çekut për të parin e Prishtinës në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Zyrtare: Hajrullah Çeku kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i degës së VV-së në Prishtinë, Arben Vitia, i cili tha se kandidatura e Çekut është miratuar në mënyrë unanime nga qendra e partisë në kryeqytet.

“Në mënyrë unanime qendra e Prishtinës zgjodhi të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës nga LVV-ja, Hajrullah Çeku,” u shpreh Vitia.

Hajrullah Çeku, aktualisht Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të synojë të marrë drejtimin e komunës së Prishtinës në një garë që pritet të jetë mjaft e ngjeshur. Përballë tij pritet të jenë kandidatët Përparim Rama (LDK), Uran Ismaili (PDK) dhe Bekë Berisha (AAK).

Fushata zgjedhore në kryeqytet pritet të nisë së shpejti dhe të karakterizohet me debat të fortë politik për të ardhmen urbane dhe administrative të Prishtinës.

Etiketat

Ofertat e fundit