Dekretohet Ligji për Byronë Shtetërore
Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është dekretuar, dy javë pasi ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi kryetarja i Kuvendit znj. Albulena Haxhiu, i cila ka njoftuar se sot ka pranuar nga Presidenca dekretin për shpalljen e këtij ligji.
Ajo ka theksuar se çdo person që ushtron funksion publik duhet të dëshmojë se pasuria e tij ka burim të ligjshëm dhe të dokumentuar.
Sipas saj, Kuvendi do ta përcjellë nga afër procesin e themelimit të Byrosë, ndërsa rezultatet konkrete të zbatimit të ligjit do të jenë ato që do ta dëshmojnë efektivitetin e tij.
Ligji synon krijimin e mekanizmave për verifikimin e pasurisë dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, në përputhje me procedurat e përcaktuara ligjore.
