Zv.ministri i Financave: S`ka bllokim të llogarive, ka shpenzim të buxhetit në mënyrë të paplanifikuar

para 14 dite

Zëvendësministri i Financave, Avni Zogiani, ka kritikuar komunat për shpenzim të buxhetit, duke thënë se atë po e bëjnë në mënyrë të paplanifikuar.

Zv.ministri i Financave: S`ka bllokim të llogarive, ka shpenzim të buxhetit në mënyrë të paplanifikuar

Në një shkrim lidhur me bllokimin e xhirollogarisë të Komunës së Suharekës, ai ka vlerësuar se nuk ka bllokim të llogarive.

“Ky titull është vetëm njëra anë e medaljes. Edhe pse bllokim të llogarive nuk ka, por fjala është për shpenzim të buxhetit në mënyrë të paplanifikuar! Ana tjetër është mungesa e përpjekjes së komunave për ta mbrojtur vet-veten në gjykata, mos-verifikimi i çuditshëm i evidencave nga gjykatat, dhe sidomos mos-planifikimi i buxhetit nga komunat sipas një qarkoreje këshilluese nga MFPT!”, ka shkruar Zogiani.

LEXO EDHE:  Transparenca buxhetore 2023, Suhareka shënon progres të dukshëm, merr 95 pikë nga 100 të mundshme

Ndryshe ditën e hënë, Komunës së Suharekës i’u bllokuan xhirollogaritë. Edhe kjo për arsyen e njëjtë si Vitisë. Vendimet gjyqësore që ndërlidhen me kontratën kolektive