Zjarrfikësit: Nga sot e ditët në vijim priten temperatura të larta, ju lutemi për kujdes nga zjarret

07.08.2021

Tash e disa ditë shumë komuna të Kosovës janë duke u përballur me zjarre të shumta. Edhe Komuna e Suharekës nga dita e dielë është përballur me zjarre në shumë fshatra. Gjatë ditës së djeshme ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se Policia e Kosovës dhe institucionet tjera relevante kanë arritur që të vënë […]

Zjarrfikësit: Nga sot e ditët në vijim priten temperatura të larta, ju lutemi për kujdes nga zjarret Foto: Ilustrim

Tash e disa ditë shumë komuna të Kosovës janë duke u përballur me zjarre të shumta.

Edhe Komuna e Suharekës nga dita e dielë është përballur me zjarre në shumë fshatra.

Gjatë ditës së djeshme ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se Policia e Kosovës dhe institucionet tjera relevante kanë arritur që të vënë nën kontroll pothuajse të gjitha vatrat e zjarrit në territorin e vendit.

Ministri Mehaj ka thënë se njësitet e FSK-së do të vazhdojnë të bëjnë vëzhgimin e terrenit si dhe vlerësimin e situatës në vend.

Po ashtu edhe zjarrfikësit krahas temperaturave ekstreme të ditëve të fundit ata punuan mbi vatra të zjarrit, ishin afër secilit qytetarë që kishte nevojë.

Bëhet fjalë për ekipën e zjarrfikësve të Komunës së Suharekës të cilët krahas vështirësive të përditshme dhe stafit jo të plotë brenda pak minutave janë në vendin e ngjarjes duke treguar kështu përkushtim dhe vullnet në punë.

Edhe pse me një vlerë të madhe për qytetarët e komunës sonë, zjarrëfikësit e qytetit çdo ditë përballen me probleme të shumta. Ndër to është edhe numri i vogël i tyre që për 88,140 banorë sa numron Komuna e Suharekës do duhej të kishte 59 zjarrfikës e në fakt për momentin janë vetëm 13 të tillë, që në kalkulim rezulton që për 6780 banorë ka 1 zjarrëfikës që është në kundërshtim me ligjin i cili thotë se duhet të jetë 1 zjarrëfikës për 1500 banorë.

Sipas parashikimit të motit, sot dhe ditët në vijim parashihet të ketë temperatura të larta, ku si pasojë e këtyre temperaturave po shkaktohen edhe zjarre.

Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit kanë apeluar tek qytetarët për kujdes të shtuar nga zjarret.

“Nga sot dhe ditët në vijim priten temperatura të larta. Ju lutemi kujdes nga Zjarret. Ndalo zjarret në natyrë”.