Hoti apelon për bashkim qytetar dhe votë kundër uzurpimit të shtetit
02.05.2026
Avdullah Hoti ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve në zgjedhjet që do të mbahen më 7 qershor.
Në deklaratën e tij, ai thekson se vendi po përballet me një situatë të rëndësishme politike dhe se vota qytetare është mjeti kryesor për të mbrojtur institucionet dhe shtetin.
Hoti ka apeluar për bashkim të qytetarëve dhe për një qëndrim të qartë në kutitë e votimit, duke e konsideruar këtë proces si vendimtar për të ardhmen e Kosovës.
Sipas tij, pjesëmarrja në zgjedhje është përgjegjësi qytetare dhe formë e drejtpërdrejtë e mbrojtjes së shtetit dhe demokracisë.
