Zgjatet afati për pagimin e këstit të parë të detyrimeve të tatimit në pronë

  • 06.04.2022
Zgjatet afati për pagimin e këstit të parë të detyrimeve të tatimit në pronë

MFPT ka marrë vendim për shtyrjen e disa afateve për sa i përket Tatimit në Pronë.

Sipas këtij vendimi, afati për lëshimin e faturave të tatimit në pronë ishte zgjatur deri më 31 Mars 2022, ndërkaq afati për paraqitjen e ankesave ndaj faturës së tatimit në pronë dhe certifikatave të vlerave të vlerësuara zgjatet deri më 31 Maj 2022.


Ndërsa afati për pagimin e këstit të parë të detyrimeve të tatimit në pronë zgjatet deri më 30 Qershor 2022.

Gjithashtu, afati për deklarimin e tatimit në të ardhurat personale për periudhën tatimore 2021 zgjatet deri më 31 Maj 2022 dhe bëhet në pajtim me Ligjin Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin Nr. 04/L-102 dhe Nr. 04/L-223, si dhe Ligjin Nr. 05/L-028 për Tatimit në të Ardhurat Personale.

Deklarimet dhe pagesat e bëra deri në afatin e zgjatur sipas këtij vendimi nuk i nënshtrohen ndëshkimeve të përcaktuara në legjislacionin në fuqi.

Për llojet tjera të tatimeve dhe kontributeve, përveç atyre të përmendura shprehimisht me këtë vendim, afati për deklarim dhe pagesë mbetet ashtu siç është i përcaktuar me legjislacionin në fuqi.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë