Paga e 13-të për sektorin publik, Murati sqaron se kush e përfiton dhe kur do të ekzekutohet

12.02.2026

Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Financave, Hekuran Murati në një konferencë për media ka dhënë sqarime lidhur me pagën e 13-të dhe procedurat për paraqitjen e pensionistëve.

Paga e 13-të për sektorin publik, Murati sqaron se kush e përfiton dhe kur do të ekzekutohet Foto: Ilustrim

Murati ka theksuar se paga e 13-të do të përfitohet nga punëtorët që marrin pagë nga buxheti i shtetit dhe që kanë punuar së paku 12 muaj.“Kjo pagë është e paraparë për ata që i kanë marrë 12 paga gjatë vitit. Nëse dikush ka filluar punën rishtazi, paga e 13-të do t’i jepet vitin e ardhshëm,” tha Murati.

Në lidhje me paraqitjen e pensionistëve, Murati ka sqaruar se Ministria e Financave dhe Transfereve ka bërë ndryshimet ligjore për lirimin nga paraqitja periodike çdo gjashtë muaj, pas vendimit të Gjykatës Supreme.

“Vendimi i Gjykatës Supreme ka shfuqizuar vetëm një nen në udhëzimin administrativ që kërkonte paraqitjen e pensionistëve kontributiv çdo gjashtë muaj, që nuk ishte në përputhje me ligjin.

Parashikimi për paraqitjen e pensionistëve bazik mbetet në fuqi, pasi kjo është e përcaktuar në ligj,” tha Murati.Ai shtoi se janë dhënë të gjitha sqarimet e nevojshme dhe se janë ndërmarrë të gjitha masat për të zbatuar vendimet në mënyrë korrekte dhe në përputhje me ligjin.

Ndryshe, edhe kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme derisa prezantoi buxhetin për vitin 2026, u shpreh se aty do të përfshihet edhe paga e 13-të.Ai tha se kjo pagë do të ekzekutohet sapo buxheti të hyjë në fuqi. /Telegrafi/

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More