Sigurimi shëndetësor i detyrueshëm: Çfarë përfiton qytetari dhe si do të funksionojnë pagesat

09.04.2026

Projektligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor pritet të reformojë ndjeshëm sistemin shëndetësor në Kosovë, duke përfshirë të gjithë qytetarët në një skemë të detyrueshme sigurimi dhe duke garantuar qasje më të barabartë në shërbime.

Sigurimi shëndetësor i detyrueshëm: Çfarë përfiton qytetari dhe si do të funksionojnë pagesat Foto: Ilustrim

Sipas këtij projektligji, qytetarët do të përfitojnë një pako bazë të shërbimeve shëndetësore, e cila përfshin trajtime mjekësore, barna dhe shërbime të tjera esenciale.

Një rol të rëndësishëm do të ketë sistemi informativ shëndetësor, që mundëson verifikimin në kohë reale të statusit të sigurimit në të gjitha institucionet publike dhe private.

Kontributet për sigurim do të jenë të detyrueshme dhe do të bazohen në të ardhurat e qytetarëve, si paga, pensionet apo të ardhurat nga vetëpunësimi.

Për disa shërbime do të aplikohet edhe bashkë-pagesa, ku një pjesë e kostos mbulohet nga vetë pacienti.

Nga ana tjetër, shteti do të mbulojë kategoritë më të ndjeshme, përfshirë personat pa të ardhura dhe familjet në asistencë sociale.

Megjithatë, projektligji parasheh edhe masa ndëshkuese: nëse kontributet nuk paguhen për tre muaj radhazi, qytetari humb të drejtën e përfitimit deri në ripërtëritjen e statusit.

Sa i përket financimit të institucioneve shëndetësore, do të aplikohen disa modele pagesash, si pagesa për shërbim, për rast të trajtuar, për kokë banori (kapitacion) dhe përmes buxheteve të paracaktuara.

Këto mekanizma synojnë të rrisin efikasitetin, transparencën dhe kontrollin e kostove në sistemin shëndetësor.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More