Zemaj: Më 17 mars del kontingjenti i vaksinave anti-COVID i prodhuar për Kosovën

15.03.2021

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se më 17 mars del kontingjenti i vaksinave anti-COVID i prodhuar për Kosovën. “Ne nesër do t’i fillojmë përgatitjen e Qendrës së Vaksinimit, që do të jetë salla “1 tetori”.Të shohim ju kemi afruar datës për ardhjen e kontigjentit të parë të vaksinave. Më datën 17 […]

Zemaj: Më 17 mars del kontingjenti i vaksinave anti-COVID i prodhuar për Kosovën Foto: Ilustrim

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se më 17 mars del kontingjenti i vaksinave anti-COVID i prodhuar për Kosovën.

“Ne nesër do t’i fillojmë përgatitjen e Qendrës së Vaksinimit, që do të jetë salla “1 tetori”.Të shohim ju kemi afruar datës për ardhjen e kontigjentit të parë të vaksinave. Më datën 17 del kontingjenti i prodhuar për Kosovën. Është më pas çështje ditësh, transporti dhe gjithçka do të jetë e gatshme për arritjen e 33 mijë e 600 dozave të para, do të vijnë edhe 66 mijë e 900 të tjerat”, tha Zemaj.

Zemaj shtoi tutje se “Komunikimi me prodhuesit për blerjen aktive është i vazhdueshëm dhe kërkon angazhim të vazhdueshëm deri në gjetjen e një rruge ma të mirë për përfundimin e këtij procesi”.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë ndër tjerash shtoi se vaksinimi i popullatës së Kosovë bëhet sipas prioriteteve, por se ky proces mbetet vullnetar.

“Ne i kemi prioritetet. Edhe në Kosovë vaksinimi është në bazë të prioriteteve por në aspektin vullnetar. Pra, vaksinimi nuk është i detyrueshëm. Popullata prioritare pikë së pari janë punëtorët shëndetësorë, punëtorët social dhe popullata që është e njohur me sëmundje kronike”.