Armend Zemaj në Suharekë në mbështetje të Ardian Shalës: Të dielen festa e madhe

07.11.2025

Armend Zemaj, deputet i LDK-së, së bashku me deputetet Dr. Serbeze Kabashi Muçaj dhe Arjeta Abazi Salihu, vizituan sot komunën e Suharekës, e cila është në balotazh për zgjedhjet për kryetar të komunës.

Armend Zemaj në Suharekë në mbështetje të Ardian Shalës: Të dielen festa e madhe Foto: Ilustrim

Gjatë vizitës, ata u pritën nga kandidati i LDK-së, Ardian Shala, i cili theksoi rëndësinë e mbështetjes së deputetëve për këtë garë zgjedhore.

Shala falënderoi mysafirët për mbështetjen e tyre, duke shtuar se për LDK-në, dita e dielë, kur do të zhvillohet balotazhi, do të jetë një ditë feste dhe një mundësi për Suharekën drejt një drejtimi të ri, të përgjegjshëm dhe me vizion.

Në një bisedë miqësore në kafeterinë Rock Hard, Shala theksoi: “Falënderim e respekt për përkrahjen e sinqertë dhe për bashkëpunimin që gjithmonë ka pasur si synim të mirën e qytetarëve tanë.”

Vizita e Zemajt dhe deputetëve tjerë ka për qëllim të mobilizojë qytetarët dhe të nxisë pjesëmarrjen masive në balotazh, duke forcuar mbështetjen për kandidatin e LDK-së në këtë garë vendimtare për të ardhmen e komunës.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More