Zemaj: Kemi siguruar 1 milion e 220 mijë vaksina antiCOVID

10.01.2021

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se Kosova ka siguruar 1 milionë e 220 mijë vaksina anti-COVID. Ai ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse derisa të furnizohemi me vaksina. Njoftimi i tij:Qytetarë të nderuar,Duke ju falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm që keni pasur me institucionet e vendit, për respektim […]

Zemaj: Kemi siguruar 1 milion e 220 mijë vaksina antiCOVID Foto: Ilustrim

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se Kosova ka siguruar 1 milionë e 220 mijë vaksina anti-COVID.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse derisa të furnizohemi me vaksina.

Njoftimi i tij:
Qytetarë të nderuar,
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm që keni pasur me institucionet e vendit, për respektim të masave anti Covid, ju ftoj që edhe më tej të vazhdojmë bashkë luftën kundër Covid 19.

Jam përpjekur maksimalisht që kuadrit profesional dhe shumë të përkushtuar, t’i shtohen 1.500 specializantë, punësimin e të gjithë mjekëve të papunë, si dhe shtimin e personelit shëndetësor për 608 punonjës.

Kuadri profesional, ka gjetur angazhim të plotë në sistemin shëndetësor të vendit dhe largimi i mjekëve nga Kosova është zvogëluar shumë duke gjetur këtu perspektivën.

Edhe një herë ju siguroj qytetarë të vendit tim që tashmë kemi siguruar 1,220,000 vaksina anti Covid.

Deri në arritjen e vaksinave anti Covid, të vazhdojmë t’i respektojmë masat, të mos i ngarkojmë institucionet shëndetësore dhe të gjithë të hospitalizuarit jo vetëm me Covid por edhe për nevojat dhe shërbimet tjera shëndetësore.