Zemaj i drejtohet COVAX: Jemi shteti i vetëm në Evropë që s’kemi vaksina kundër COVID-19

22.03.2021 / Lajme
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një letre i është drejtuar COVAX-it duke i kërkuar mundësimin e arritjes sa më të shpejtë të dozave të vaksinave kundër Covid-19 në Kosovë, shkruan Indeksonline.
Po ashtu Zemaj ka kërkuar nga COVAX që ta përdorë autoritetin në mënyrë që Kosova sa më parë të pajiset me vaksina.
“Fatkeqësisht, përkundër angazhimit tonë maksimal, ne jemi shteti i vetëm në Evropë i cili nuk ka marrë asnjë dozë të vetme të vaksinës kundër COVID 19!“, tha Zemaj.
Zemaj ka thënë se në kuadër të bashkëpunimit me COVAX, Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë përpjekje maksimale për të përmbushë të gjitha kërkesat e paraqitura nga COVAX, duke ju përmbajtur afateve të dhëna; dhe konsiderojnë se kanë arritur qëllimin që të jenë maksimalisht korrekt me afatet, llojin dhe cilësinë e dokumentacionit të kërkuar, që nga fillimi, përkatësisht Pjesa A e Kërkesës për Vaksina (Aplikacionit).
Letra e plotë:


Të fundit
3 orë më parë / Lajme
Qeveria ndan 6 milionë euro për bizneset e prekura nga masat e fundit anti-COVID8 orë më parë / Lajme
Hoxhaj: 1 muaj qeverisje pa plan! Për ti luftuar dështimet Kurti po i përndjek mediat