Vitia: Nga 13 shtatori, zyrtarët shtetërorë s’mund të shkojnë në punë pa certifikatat e vaksinimit

03.09.2021

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka folur lidhur me gjendjen e krijuar nga pandemia COVID-19. Në këtë konferencë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, theksoi se nga data 13 shtator do të ketë rregulla të reja në administratën publike. Vitia ka thënë që nga kjo datë të gjithë punëtorët […]

Vitia: Nga 13 shtatori, zyrtarët shtetërorë s’mund të shkojnë në punë pa certifikatat e vaksinimit Foto: Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka folur lidhur me gjendjen e krijuar nga pandemia COVID-19.

Në këtë konferencë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, theksoi se nga data 13 shtator do të ketë rregulla të reja në administratën publike.

Vitia ka thënë që nga kjo datë të gjithë punëtorët që paraqiten në punë duhet të kenë një nga dëshmitë si certifikata e vaksinimit, testi PCR negativ në 72 orët e fundit, apo testin serologjik jo më të vjetër se 30 ditë, që tregon që personi ka kaluar Covidin.