Vitia: Masat anti-COVID do të përditësohen çdo dy javë

Vitia: Masat anti-COVID do të përditësohen çdo dy javë
Eurolinda Zenelaj

26.04.2021 / Lajme

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka raportuar për situatën me pandeminë COVID-19.

Vitia gjatë raportimit të tij ka thënë se masat mbrojtëse nga pandemia COVID-19 do të përditësohen çdo dy javë, duke shtuar se kjo nvaret nga situata epidemiologjike në terren.

Ai poashtu ka thënë se ditëve të fundit ka rënie të numrit të infektuarve me COVID-19, rënie të numrit të pacientëve që po trajtohen nëpër spitalet e vendit dhe rënie të numrit të viktimave nga COVID-19.

“Masat do të përditësohen çdo dy javë varësisht nga situata epidemiologjike në terren. Raportimet e fundit flasin kemi ulje të rasteve të të infektuarve dhe të të hospitalizuarve. Krahas uljes së numrit të rasteve të reja dhe të të hospitalizuarve, kemi edhe rënie të rasteve të vdekjes, pra nga mbi 10 raste, në më pak se 10 raste për dita ditë radhazi. Kapacitetet tona spitalore janë liruar për 22 për qind. Raporti i fundit, ai i datës 22 prill, flet edhe për raste të uljes së rasteve pozitive për 22 për qind. Tashmë vërehet qartë edhe rritja e numrit të të shëruarve” ka thënë Vitia.

Ndër tjerash ai ka treguar se për sigurimin e disa vaksinave anti-COVID janë në bisedime të drejtpërdrejta me të gjitha kompanitë prodhuese, mirëpo për shkak të konfidencialitetit nuk ka dhënë më shumë detaje.

RAPORTO