Vetëm sot mbi 3000 persona të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

18.06.2021

Edhe sot është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 për qyetarët e Republikës së Kosovës. Vetëm sot deri në këto momente janë vaksinuar kundër COVID-19 në nivel vendi 3 mijë e 300 persona. Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për media, koordinatori i Qendrës “1 Tetori” në Prishtinë, Bardhi Nimani. Sipas tij, […]

Vetëm sot mbi 3000 persona të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Edhe sot është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 për qyetarët e Republikës së Kosovës.

Vetëm sot deri në këto momente janë vaksinuar kundër COVID-19 në nivel vendi 3 mijë e 300 persona.

Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për media, koordinatori i Qendrës “1 Tetori” në Prishtinë, Bardhi Nimani.

Sipas tij, totali i përgjithshëm i dozave të dhëna në nivel vendi janë 129.200 mijë vaksina anti-COVID-19.

“Edhe sot në sallën ‘1 Tetori’ është duke vazhduar procesi i vaksinimit anti-COVID-19. Aktualisht që po flasim sot janë vaksinuar mbi 600 persona në sallën 1 Tetori, ndërsa nëse i referohemi nivelit të vendit kemi mbi 3.300 doza të dhëna.

Ndërsa totali i përgjithshëm i dozave të dhëna që ne po flasim në nivel vendi është 129.200 mijë vaksina. Kjo është situata aktuale e procesit të vaksinimit në nivel të Kosovës.

Vaksina ka mjaftueshëm, mjafton që të kemi interesin e qytetarëve që të aplikojnë online, në e-Kosova”, tha ai.