Kosova pranon 86 mijë doza të vaksinave COVAX

20.12.2022

Kosova ka pranuar 86 mijë doza të vaksinave COVAX. Këtë e bëri të ditur shefi ekzekutiv i kompanisë GAVI, Seth Berkley, i cili është bashkë-udhëheqës i COVAX. “86 mijë doza të vaksinave të reja variant-frenuese COVAX, kanë arritur në Kosovë, të dhuruara nga @nestrangeiro_pt përmes #COVAXit. Një hap i rëndësishëm për paanësinë për vaksina dhe […]

Kosova pranon 86 mijë doza të vaksinave COVAX Foto: Ilustrim

Kosova ka pranuar 86 mijë doza të vaksinave COVAX.

Këtë e bëri të ditur shefi ekzekutiv i kompanisë GAVI, Seth Berkley, i cili është bashkë-udhëheqës i COVAX.

“86 mijë doza të vaksinave të reja variant-frenuese COVAX, kanë arritur në Kosovë, të dhuruara nga @nestrangeiro_pt përmes #COVAXit. Një hap i rëndësishëm për paanësinë për vaksina dhe për parën prej shumë dërgesave të COVAXit për t’u dhënë shteteve qasje në mjetet më të avancuara në dispozicion për ta luftuar COVID-19-shin”, shkroi ai në Twitter.

Kjo bazohet në punën e COVAX-it përgjatë vitit të fundit për t’i ndihmuar shtetet me të ardhura të vogla në zhvillimin e programeve përforcuese.

“80 shtete dhe territore AMC tashmë kanë filluar me këto programe, duke ua siguruar popujve të tyre mbrojtjen më të mirë kundër një rishfaqjeje të pandemisë”, ka shkruar Berkley.