Ministria e Shëndetësisë: Deri më tani në Kosovë janë dhënë 1.836.636 doza të vaksinës anti-COVID

05.11.2022

Kanë kaluar më shumë se dy vite që kur bota po përballet me COVID-19, virus ky i cili ka prekur një numër të madh të njerëzve edhe në Kosovë e që vazhdon ende të gjendet në mesin tonë. Kështu bënë të ditur Ministria e Shëndetësisë në Kosovë e cila ka njoftuar se në tërë vendin […]

Ministria e Shëndetësisë: Deri më tani në Kosovë janë dhënë 1.836.636 doza të vaksinës anti-COVID Foto: Ilustrim

Kanë kaluar më shumë se dy vite që kur bota po përballet me COVID-19, virus ky i cili ka prekur një numër të madh të njerëzve edhe në Kosovë e që vazhdon ende të gjendet në mesin tonë.

Kështu bënë të ditur Ministria e Shëndetësisë në Kosovë e cila ka njoftuar se në tërë vendin janë 19 raste aktive me COVID-19.

Po ashtu, MSH-ja ka bërë të ditur se në 24 orët e kaluara janë shënuar 2 raste të reja, ndërsa nuk ka pasur asnjë viktimë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga fillimi i pandemisë nga COVID-19 kanë vdekur 3,202 persona, ku ka shtuar se në procesin i vaksinimit në tërë Kosovën janë dhënë 1,836,636 doza të vaksinës.