Vetëm sot 7500 kosovarë ia mësynë bregdetit shqiptar

25.07.2020

Koronavirusi me shifra të larta të infektuarëve dhe viktimave si në Shqipëri e Kosovë , me sa duket nuk po i ndalon pushimet e qytetarëve të Kosovës në Shqipëri. Bazuar në shifrat, kanë qenë të shumtë qytetarë të Kosovës, që kanë kaluar kufirin me destinacion bregdetin, mëngjesin e së shtunës. Numri i tyre arriti në […]

Vetëm sot 7500 kosovarë ia mësynë bregdetit shqiptar Foto: Ilustrim

Koronavirusi me shifra të larta të infektuarëve dhe viktimave si në Shqipëri e Kosovë , me sa duket nuk po i ndalon pushimet e qytetarëve të Kosovës në Shqipëri.

Bazuar në shifrat, kanë qenë të shumtë qytetarë të Kosovës, që kanë kaluar kufirin me destinacion bregdetin, mëngjesin e së shtunës.

Numri i tyre arriti në 7 mijë e 500 pushues me mbi 1 mijë e 500 mjete. Policia kufitare në Morin ashtu si çdo fundjavë, punoi me të gjitha kapacitetet dhe me procedura të përshpejtuara që udhëtarët mos të presin shumë në kufi, njofton <<TvPrizreni>>.

Vetëm javën e kaluar kanë hyrë në Shqipëri 51 mijë e 146 shtetas të Kosovës.Edhe pse jo zyrtare, burime të Doganës kosovare bëjnë të ditur se qindra mijëra qytetarë të Kosovës, pushuan në bregdetin shqiptar gjatë muajit korrik.