2.162 kilogramë marihuanë zbulohen në çantën e një udhëtari në Vërmicë

10.09.2026

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandimit të substancave narkotike në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.

2.162 kilogramë marihuanë zbulohen në çantën e një udhëtari në Vërmicë Foto: Ilustrim

Gjatë kontrollit të një autobusi me udhëtarë, zyrtarët doganorë kanë kontrolluar edhe bagazhet e udhëtarëve. Në çantën e krahut të njërit prej tyre është gjetur një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike.

Pas peshimit, substanca ka rezultuar të jetë 2.162 kilogramë marihuanë.

Autobusi është kontrolluar edhe përmes skanerit, por nuk janë evidentuar parregullsi të tjera.

Për rastin është njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa personi dhe substanca e dyshuar janë proceduar tek organet kompetente për veprime të mëtejshme ligjore.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More