Vetëm pak ditë deri në mbylljen e regjistrimit të diasporës për zgjedhje

15.05.2026

Ka mbetur vetëm pak ditë deri në përfundimin e afatit për regjistrimin e votuesve nga diaspora për të marrë pjesë në procesin zgjedhor jashtë Kosovës. Afati i fundit për aplikim është caktuar më 17 maj 2026.

Sipas të dhënave të deritanishme, numri i qytetarëve të regjistruar nga diaspora ka arritur në 80,109 votues, duke treguar interes të lartë për pjesëmarrje në votim nga jashtë vendit.

Regjistrimi mund të bëhet në dy mënyra: online përmes platformës zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe përmes dërgimit të aplikimit me postë në kutinë postare të KQZ-së.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që jetojnë jashtë Kosovës të mos e humbin afatin dhe të sigurohen që të jenë pjesë e procesit zgjedhor.

Për informacione shtesë, është në dispozicion edhe kontakti përmes WhatsApp dhe Viber në numrin +383 46 61 00 61.

🔗Linku për regjistrim