Vetëm në dhjetor, afër 130 mijë pasagjerë udhëtuan për në Aeroportin e Prishtinës

Festat e fundvitit dhe lirimi i masave në disa shtete të caktuara kanë bërë që muaji dhjetor i vitit paraprak të kishte fluks të madh të mërgimtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Nga 1 dhjetori e deri më 31 dhejtor, 127,879 pasagjerë kanë udhëtuar për në Kosovë, referuar të dhënave nga aeroporti “Adem Jashari”.

Ani pse numri ishte i lartë, dhjetori i vitit 2019 kishte më shumë të ardhur, ku në vitin 2020, kishte 30.92% më pak krahasuar nga dhjetori i vitit 2019, shkruan albinfo.

Nga ana tjetër, duhet theksuar se gjatë muajit dhjetor kishte 1,090 fluturime (-20.55% nga dhjetori i vitit 2019).

Po ashtu, statistikat tregojnë se 1.104.322 udhëtarë gjithsej kanë lëvizur përmes aeroportit në vitin 2020, ndërsa sa u përket fluturimeve në vitin 2020, gjithsej ka pasur 9.206 fluturime.

Sipas të dhënave nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” në periudhën janar-dhjetor 2020 numri i vizitorëve nga jashtë në Kosovë ishte rreth 53.48% më i ulët se në vitin 2019.

RAPORTO