Çifti nga Shqipëria nuk kthen veturën me qira në parkingun e Aeroportit e Prishtinës

29.03.2026

Një rast i moskthimit të një veture me qira është raportuar më 28 mars 2026 në parkingun e ANP-së, rreth orës 15:32.

Sipas policisë, dy ankues meshkuj kosovarë kanë deklaruar se ia kishin dhënë veturën e tyre të tipit Golf VIII me qira një çifti bashkëshortor nga Shqipëria.

Megjithatë, të dyshuarit nuk e kanë kthyer automjetin në vendin dhe kohën e paraparë sipas marrëveshjes.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rrethanave.