1.
Vdes edhe personi i dytë si pasojë e aksidentit në autosradën “Ibrahim Rugova”
12.12.2025
Numri i viktimave nga aksidenti i ndodhur në Autostradën “Ibrahim Rugova” është rritur, pasi përveç drejtueses së veturës, ka ndërruar jetë edhe një grua tjetër.
Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv, Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, i cili tha se viktima e dytë është sjellë në Qendër Emergjente pa shenja jete.
“Është sjellë nga spitali i Prizrenit në Qendrën Emergjente pa shenja jete”, ka thënë ai.
Autoritetet policore dhe ekipet emergjente kanë qenë në vendngjarje për të ofruar ndihmën e nevojshme dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit, ndërsa informacionet e mëtejshme priten nga raporti zyrtar i Policisë.