Vazhdon verifikimi i pakove me fletëvotime nga diaspora, KQZ aprovon mbi 11 mijë zarfe me fletëvotime
Është duke vazhduar procesi i verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Po ashtu në QNR po bëhet procesimi i të dhënave të formularëve të rezultateve të kandidatëve dhe subjekteve politike. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka dhënë detaje për procesin e verifikimit të pakove […]
Është duke vazhduar procesi i verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Po ashtu në QNR po bëhet procesimi i të dhënave të formularëve të rezultateve të kandidatëve dhe subjekteve politike.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka dhënë detaje për procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga diaspora.
“Deri më tani nga rreth 16 800 pako të supozuara me fletëvotime që i janë nënshtruar procesit të vlerësimit, janë aprovuar rreth 11 800 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzur rreth 4 950 zarfe me fletëvotime.
Arsyet e refuzimit të tyre janë të ndryshme dhe tashmë i kemi bërë të ditura edhe dje”, ka thënë Elezi.
“Disa prej këtyre pakove janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës; disa të tjera për shkak se janë dërguar nga persona që janë refuzuar në periudhën e aplikimit.
Po ashtu, në disa raste pakot janë dërguar nga votues të paidentifikuar (votim grupor); apo se në pakon që kanë dërguar kanë bashkangjitur dokumente jo-valide”, ka deklaruar Elezi.