Vazhdon vaksinimi, 54 mijë persona marrin vaksinën antiCOVID në të gjithë vendin

20.05.2021

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë në të gjitha QKMF-të e vendit dhe sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Koordinatori i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi ka thënë se edhe sot është duke vazhduar vaksinimi në të gjitha qendrat tjera në nivel vendi. Deri në këto momente janë […]

Vazhdon vaksinimi, 54 mijë persona marrin vaksinën antiCOVID në të gjithë vendin Foto: Ilustrim

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë në të gjitha QKMF-të e vendit dhe sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Koordinatori i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi ka thënë se edhe sot është duke vazhduar vaksinimi në të gjitha qendrat tjera në nivel vendi. Deri në këto momente janë vaksinuar mbi 1 mijë e 100 persona.

Ndërsa në të gjithë vendin sipas Bardhit, janë vaksinuar mbi 54 mijë qytetarë.

Sa i përket aplikimit online për vaksinim ai ka sqaruar se ende ka vështirësi, por që do të evitohen ditët në vazhdim.

“Të gjithë qytetarët që kanë arritur të aplikojnë në E-Kosova kanë terminin e tyre dhe janë kontaktuar. Kemi edhe nga ata që kanë akoma vështirësi me aplikimin e tyre”.

“Nuk ka pasur asnjë lloj shqetësimi që vlen të theksohet sa i përket këtij vaksinimi”, ka thënë ai.