Varianti “Delta Plus” në Kosovë, MSH-ja rekomandon zbatimin e masave në fuqi

11.11.2021

Ministria e Shëndetësisë informon se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka pranuar rezultatet për mostrat e dërguara në dërgesën e pestë për sekuencionim përmes projektit ECDC në Eurofin Genomics, Gjermani. Nga 70 mostra, të dërguara ditë më parë për sekuencionim përmes projektit të ECDC në laboratorët Eurofin, Gjermani, sekuencionimi është bërë në 59 […]

Varianti “Delta Plus” në Kosovë, MSH-ja rekomandon zbatimin e masave në fuqi

Ministria e Shëndetësisë informon se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka pranuar rezultatet për mostrat e dërguara në dërgesën e pestë për sekuencionim përmes projektit ECDC në Eurofin Genomics, Gjermani.

Nga 70 mostra, të dërguara ditë më parë për sekuencionim përmes projektit të ECDC në laboratorët Eurofin, Gjermani, sekuencionimi është bërë në 59 raste, prej të cilave në 12 raste (20.33%) është detektuar varianti Delta Plus (AY.4-like) dhe në 47 raste është detektuar varianti Delta (79,66%),

IKSHPK planifikon që të hënën më 15.11.2021 të dërgojë mostrat e tjera pozitive me SARS-CoV-2 të mbledhura gjatë dy javëve të fundit, përmes të njëjtit projekt, me qëllim të mbikëqyrjes virologjike të varianteve të SARS-CoV-2 në qarkullim në Kosovë.

 Situata me COVID-19 në Kosovë, sipas analizës së situatës epidemiologjike me COVID-19 paraqet rënie të numrit të rasteve për 19.11% krahasuar me dy javët e fundit. Gjithashtu edhe trendi i rasteve të vdekjeve të raportuara nga SHSKUK dhe spitalet që trajtojnë pacientët me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë për Klankosova.tv ka bërë të ditur se është shumë e rëndësishme që të zbatohen masat që janë aktualisht në fuqi.

“Sa i përketë variantit “Delta Plus” Ministria e Shëndetësisë konsideron se është mjaft me rëndësi që të zbatohen masat në fuqi, të vazhdojnë vaksinimin me ritmin më të lartë që ka mundësi si dhe të shfrytëzohen mundësitë për t’u vaksinuar edhe grupet që ende nuk e kanë bërë këtë proces”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie.

MSH-ja tha se situata epidemiologjike në vend tani për tani është e qetë.

“Aktualisht, situata është e qetë në kuptimin epidemiologjik, por që të vazhdojë kështu, duket vazhduar me vaksinim, zbatim të masave dhe kujdes të shtuar duke shmangur ato ngjarje që paraqesin potencialisht mundësi të përhapjes së virusit”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Ekipet e IKSHPK po hulumtojnë dhe gjurmojnë pandërprerë të gjitha burimet e mundshme për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të rasteve, detektimin e hershëm të rasteve dhe implikimet e mundshme në shëndetin e njeriut për variantin e ri Delta PLUS.

Pasi që janë detektuar 12 raste SARS CoV-2 varianti AY.4-like Delta Plus në Kosovë (20.33%), edhe-pse varianti Delta akoma është dominant (79.66%), ekziston rreziku i përhapjes së shpejtë të variantit të ri Delta Plus.

Gjithashtu, i bëhet thirrje qytetarëve që ende nuk janë vaksinuar që ta bëjnë këtë sa më parë me qëllim të mbrojtjes nga secili variant i SARS-COV-2 dhe arritjen sa më të shpejtë të imunitetit me vaksinën kundër Covid-19 duke u vaksinuar plotësisht.

Etiketat