Vaksinimi masiv, për 24 orë u vaksinuan vetëm 518 qyetarë!

21.06.2021

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 për qyetarët e Republikës së Kosovës. Përkundër faktit se më 15 qershor ka filluar procesi i vaksinimit masiv i popullatë, një gjë e tillë brenda 24 orëve të fundit nuk kishte ndodhur. Nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë […]

Vaksinimi masiv, për 24 orë u vaksinuan vetëm 518 qyetarë! Foto: Ilustrim

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 për qyetarët e Republikës së Kosovës.

Përkundër faktit se më 15 qershor ka filluar procesi i vaksinimit masiv i popullatë, një gjë e tillë brenda 24 orëve të fundit nuk kishte ndodhur.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë vaksinuar 518 persona.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 518 doza të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.

Ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 134.391 doza të vaksinës.

Deri më sot 19.518 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 518 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 134.391 doza të vaksinës. Deri më sot 19.518 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.