Vaksinimi i fëmijëve 5 deri 11 vjeç, MSH jep detajet

15.07.2022

Pas sigurimit ditë më parë dozave pediatrike të vaksinës kundër COVID-19, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes mekanizmit COVAX dhe sigurimit të materialeve përcjellëse për vaksinim, fëmijët e moshës 5-11 vjeç, nën përkujdesjen e prindit ose kujdestarit ligjor, mund të vaksinohen që tani kundër COVID-19 në njësitë e vaksinimit në komunat e Kosovës. […]

Vaksinimi i fëmijëve 5 deri 11 vjeç, MSH jep detajet Foto: A vial with a Pfizer label is seen with a syringa and needle in this photo illustration taken in Warsaw, Poland on March 31, 2021. Pfizer and Moderna have started COVID-19 vaccine trials on children as young as 6 months and ages up to 11 years old in the US and Canada. (Photo by Jaap Arriens/NurPhoto via Getty Images)

Pas sigurimit ditë më parë dozave pediatrike të vaksinës kundër COVID-19, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes mekanizmit COVAX dhe sigurimit të materialeve përcjellëse për vaksinim, fëmijët e moshës 5-11 vjeç, nën përkujdesjen e prindit ose kujdestarit ligjor, mund të vaksinohen që tani kundër COVID-19 në njësitë e vaksinimit në komunat e Kosovës.

Për rikujtim:
• Grupmosha 60+ vjeç mund të vaksinohen me dozën e katërt me kusht që të kenë kaluar së paku 4 muaj nga marrja e dozës së tretë;
• Grupmosha 12+ vjeç mund të vaksinohen me dozën e parë, të dytë dhe të tretë;
• Grupmosha 5-11 vjeç me dozen e pare dhe dozën e dytë.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19 për të parandaluar sëmundjen, format e rënda të saj dhe vdekjet nga COVID-19.