Trafikimi me njerëz – Ministrja e Arsimit: Të rinjtë po përgatiten për t’iu shmangur rreziqeve

18.10.2022

Arbërie Nagavci, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka thënë se janë duke punuar vazhdimisht në parandalimin e rreziqeve nga trafikimi me qeniet njerëzore. Në lansimin e fushatës në Ditën e Bashkimit Evropian për Antitrafikim, ministrja Nagavci ka theksuar se kjo temë është trajtuar në të gjitha nivelet e arsimit, duke shtuar se […]

Trafikimi me njerëz – Ministrja e Arsimit: Të rinjtë po përgatiten për t’iu shmangur rreziqeve Foto: Ilustrim

Arbërie Nagavci, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka thënë se janë duke punuar vazhdimisht në parandalimin e rreziqeve nga trafikimi me qeniet njerëzore.

Në lansimin e fushatës në Ditën e Bashkimit Evropian për Antitrafikim, ministrja Nagavci ka theksuar se kjo temë është trajtuar në të gjitha nivelet e arsimit, duke shtuar se kanë inkuadruar edhe në lëndët shkollore.

Po ashtu, ministrja Nagavci ka deklaruar se të rinjtë po vazhdojnë të përgatiten për t’iu shmangur rreziqeve.

Ajo shtoi se trajtimi i kësaj teme me efikasitet i kësaj teme në institucionet edukativo-arsimore në të gjitha nivelet ndikon pozitivisht në parandalimin e trafikimit e në promovimin e sjelleve të shëndosha.

“Trajtimi i kësaj teme me efikasitet i kësaj teme në institucionet edukativo-arsimore në të gjitha nivelet ndikon pozitivisht në parandalimin e trafikimit, në promovimin e sjelleve të shëndosha dhe përgatitjet e të rinjve dhe të reja në shmangien e ekspozimit e rreziqeve të mundshme”.

“Prej kohës Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e ka inkuadruar këtë temë në kurrikulat arsimore në të gjitha nivelet e arsimit dhe në programet lëndore, e në veçanti në ato kapituj ku trajtohen të drejtat e njeriut, pra në lëndën e Edukatës Qytetare, dhe tek lënda Aftësitë për Jetë”.