Top 10 kompanitë me qarkullimin më të madh në Kosovë për vitin 2025
Të dhënat e fundit për vitin 2025 tregojnë një rritje të qëndrueshme të qarkullimit te kompanitë më të mëdha në Kosovë, me sektorin e energjisë dhe tregtisë që vazhdon të dominojë. Në krye të listës renditet Kosovo Calik Limak Energy, me një qarkullim të modifikuar prej rreth 437 milionë euro, që shënon rritje prej 19% krahasuar me vitin 2024.
Pas saj vjen Viva Fresh Store me 393 milionë euro dhe po ashtu rritje prej 19%, ndërsa ELKOS mban vendin e tretë me 247 milionë euro.
Në pesëshen e parë përfshihen edhe HIB Petrol dhe Proex, të cilat kanë shënuar rritje të moderuar gjatë vitit.Në pjesën e dytë të listës renditen Ex FIS dhe KEK me rritje rreth 3%, ndërsa NOA Energy Trade dhe Bucaj kanë shënuar rënie të qarkullimit.
Befasia pozitive e këtij viti është AlbaPetrol Group, e cila me rritje prej 24% ka hyrë fuqishëm në Top 10.
Këto shifra tregojnë një treg dinamik, ku konkurrenca dhe investimet po ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen ekonomike të vendit.

